VIDEO - Gashi: Përqindje e lartë e atyre që kanë kaluar koronavirusin
Rreth 4500 qytetarë nga Prishtina janë testuar falas me teste serolgjike IGG dhe IGM në laboratorët e qendrave e mjekësisë familjare.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, thotë se përqindja e qytetarëve që kanë rezultuar se e kanë kaluar koronavirusin është më e lartë nga ajo që është pritur. Megjithatë Komuna së shpejti do t`i prezantojë statistikat e sakta.
Në fillim Komuna e Prishtinës u ka mundësuar testimin serologjik kryesisht personave me simptoma, të moshuarve, grave shtatzëna e qytetarëve që kanë pasur sëmundje kronike, ndërsa tani meqë kërkesat janë më të vogla, disa nga kriteret janë eliminuar.
Për të kryer testimin serologjik të ofruar nga Komuna e Prishtinës, qytetarët duhet të udhëzohen nga mjeku familjar në qendrat e mjekësisë familjare.























