20:37 / 09.09.2020
Dugolli: Disa elemente të marrëveshjes të dëmshme për Kosovën
Profesori i UP-së, Bujar Dugolli, vlerëson se kjo marrëveshje është zotim më shumë sesa marrëveshje.
Sipas tij nga kjo marrëveshje për Kosovën më rëndësi është njohja nga Izraeli dhe tjera pika nuk kanë rëndësi për Kosovën.
Dugolli vlerësoi se disa elemente janë të dëmshme për Kosovën. “Disa elemente janë të dëmshme, Hoti ka nënshkruar diqka që është kundërkushtetuese. Një element tjetër është që Kosova nuk perfiton në aspektin ekonomik”, tha ai sonte në RTK.























