Hoti: Demarkacioni, çështja kryesore që na la pa liberalizim të vizave
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se kundërshtimi i demarkacionit ishte çështja kryesorja që ndikoi në shtyrjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e vendit.
Ai tha arsyeja pse duhet të merret ende me liberalizimin e vizave, është kundërshtimi i implementimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Hoti ka folur edhe rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit, pasi në muajin mars përfundon mandati i tij. Ai tha se ende nuk është koha për zgjedhjen e presidentit dhe se partitë politike duhet të dakordohen për një kandidat.
Ndërkohë që Vjosa Osmani u largua nga LDK dhe paralajmëroi hapjen e iniciative të re për shkak të mos pajtimeve me tashmë ish-partinë, Hoti tha se “nuk është mirë që Osmani largohet nga LDK-ja, por nëse ajo ka zgjedhur këtë rrugë politike, atëherë është zgjedhje e saj”, tha ai në emisionin Pressing në T7























