Pse nuk duhet të përdorim telefonat celular si një alarm për të na zgjuar
BKT
Lifestyle

Pse nuk duhet të përdorim telefonat celular si një alarm për të na zgjuar

Telefonat celular janë bërë një mjet i pandashëm në jetët tona. Ne i përdorim ato për kaq shumë punë sa duket e paimagjinueshme të jetojmë pa një të tillë në ditët e sotme.

Vendosja e alarmit në celular është një veprim që pothuajse të gjithë e bëjmë, por në fakt ky veprim mund të sjellë pasoja negative.

Ne ju kemi renditur disa nga arsyet pse është e dobishme të zëvendësoni alarmin e smartphone-it tuaj më një të vërtetë.

1.Mund të dëmtojë gjumin tuaj

Para se të flemë, shpenzojmë mjaft kohë në smartphone-t tanë duke vizituar faqet e internetit apo për të kryer detyrat tona.  Kjo, jo vetëm që do të reduktojë sasinë e gjumit tuaj, por drita blu e telefonit mund  të sjellë çrregullime në gjumin tuaj.

2. Mund të çrregullojë rutinën tuaj në mëngjes

Sapo të merrni celularin në mëngjes, mund të duket e vështirë t’i shmangeni kontrollit të mesazheve në telefonin tuaj. Kjo do të ju marrë më shumë kohë sesa e kishit planifikuar, duke mos i lënë kohë rutinave tuaja të mëngjesit që janë vërtetë të rëndësishme për të mbajtur veten në formë të mirë.

3. Mund të jetë më i  vështirë për t’u dëgjuar

Alarmi në telefonin tuaj nuk ka një ton aq të lartë sa një alarm i vërtetë dhe në këtë mënyrë mund të ndodhë që ju të humbisni zilen e tij. Ne jemi mësuar me tingujt që telefonat tanë prodhojnë gjatë ditës, kështu që një alarm i tillë mund të jetë jo efektiv për të na zgjuar nga një gjumë i thellë.

4. Bateria e telefonit mund të shkarikohet

Alarmet në telefon nuk do të funksionojnë nëse bateria e telefonit shkarikohet. Nëse nuk doni të vonoheni për diçka të rëndësishme, më mirë përdorni një alarm të vërtetë. Edhe nëse ju bëni më të mirën ta mbani baterinë e telefonit tuaj të karikuar, mund të mos e vini re se bateria e telefonit tuaj po shkarikohet përpara se ju të shkoni për të fjetur.

Po ju a përdorni një alarm telefoni apo një të vërtetë?