Hoti takon kreun e parlamentit evropian, theksi i bisedës ishte te vizat
BKT
Lajme

Hoti takon kreun e parlamentit evropian, theksi i bisedës ishte te vizat

Kryeministri Avdullah Hoti gjatë vizitës në Bruksel ka zhvilluar një takim me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Hoti përmes një shkrimi në Twiter ka thënë se me Sassolin ka biseduar për menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe të ardhmen evropiane të Kosovës, me theks të veçantë në procesin e liberalizimit të vizave.

 

“Shumë i nderuar të takoj presidentin David Sassoli, me të cilin patëm bisedime frytdhënëse për menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe të ardhmen evropiane të Kosovës, me theks të veçantë në procesin e liberalizimit të vizave”, ka shkruar Hoti.

 

 

 

 


MË SHUME NGA Lajme