17:59 / 11.09.2020
Abdullahu: LDK-ja nuk do të dëmtohet nga largimi i Vjosa Osmanit
RTKlive
Analisti Faton Abdullahu, vlerësoi se karriera e Vjosa Osmanit është ngritur vetëm duke kritikuar lidershipin e LDK-së,për veprimet e tyre.
“Ajo tërë kohën, ka kritikuar në mënyrën më të vrazhdë ndaj lideshhipit të LDK-së. Ajo dy herë votoi kundër vendimeve të LDK-së”, th ai në RTK.
Sipas tij nuk ka gjë më të keqe se votuesve të vrasës shpresën. “Qytetari i Kosovës, u zhgënjye, Osmani mori shuam vota fal kritikes ndaj kryesisë së LDK-së. Nuk shoh që LDK-ja do të dëmtohet shumë nga Vjosa Osmani”, tha ai.























