Qerkini: Të hetohet rasti i dosjeve që janë dërguar në OVLUÇK
RTKlive
Në selinë e OVLUÇK-së, ditë më parë kanë arritur rreth 400 mijë dosje që tregojnë bashkëpunimin e përfaqësuesve të gjykatës me institucione të Serbisë, emra të dëshmitarëve të mbrojtur dhe dëshmitë e tyre, si dhe detaje tjera. Por një ditë më pas këto dosje janë konfiksuar nga Specialja.
Avokati Artan Qerkini, vlerësoi se dokumenti klasifikuar mund të konsiderohet i till vetëm Gjykata nëse e ka vlerësuar si të tillë.
“Nëse Prokuroria e Serbisë, e ka vlerësuar të till, për Specialën nuk kanë efekt juridik”, tha ai sor në IMAZH në RTK.
Sipas tij e gjithë situata që është krijuar me këto dokumente, sjellë dëme për Kosovën. “Po shpresoj se hetimet do të në tregojnë se kush i ka sjellë këto dosje në OVLUÇK”, tha ai në RTK.
Avokati theksoi se nëse u ofrohen ato provat, ata do të mund t'i përdorin nëse janë kredibile.
Avokati Artan Qerkini, vlerësoi se Gjykata ka bërë veprime të kundërthënshme. “Shpresoj se do të sqarohen me vonë”, tha ai.























