Prioritet çështja e trajtimit të teksteve mësimore në gjuhën shqipe
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa në emisionin “n’Kuvend” në RTK tha se që para dy viteve është marrë me prioritet çështja e trajtimit të teksteve mësimore në gjuhën shqipe.
Sipas tij, në shkurt të këtij viti i kanë lajmëruar se Ministria e Arsimit e Serbisë do të procedojë me çështjen e teksteve dhe krahas tyre do të lejoj përdorimin e tyre në shkollat me mësim në gjuhën shqipe. Tashmë i kanë të aprovuara 35 tekste mësimore në gjuhën shqipe.
“Që para dy viteve, ne kemi marrë si të prioretizuar çështjen e trajtimit të teksteve mësimore, dua që të falenderoj edhe ministren e Arsimit nga Republika e Shqipërisë, e cila ka qenë jashtëzakonisht e angazhuar në këtë proces. Kemi bërë fillimisht trajtimin e standardeve të arritshmërisë, përkatësisht korrikulave që janë, më pas kemi bërë analizën e teksteve mësimore në raport me ato korrikula dhe krejt në fund ka mbetur avokimi i ditëpërditshëm përmes miqve ndërkombëtarë, OSBE-së e kështu me radhë. Diku në shkurt të këtij viti na kanë lajmëruar se Ministria e Arsimit e Serbisë do të procedojë me çështjen e teksteve dhe krahas tyre do të lejoj përdorimin e tyre në shkollat me mësim në gjuhën shqipe. Tashmë janë aprovuar 35 tekste mësimore, me cfarë kemi ende të bëjmë me ato tekste, krahas këtyre teksteve përveç gjuhë shqipe, matematikë janë edhe tekste që prekun drejtpërdrejtë në identitetin kulturor e kombëtarë, duke përfshirë muzikën dhe artin, të cilat vijnë nga Shqipëria. Kuptohet që keto tekste mësimore që janë të shkencave ekzakte, janë më të avancuarat. Më bënë të ndihem krenar që kemi arritë që edhe historinë për klasën e gjashtë ta aprovojmë, përderisa historia për klasën e pestë dhe të shtatë është në procedim e sipër, përderisa sukses deri më tani nuk kemi pasur vetëm me çështjen e gjeografisë e cila është kontestuese nga Republika e Serbisë”, tha Mustafa.
Ragmi Mustafa falenderon Republikën e Kosovës, përkatësisht Ministrinë e financave dhe atë të Arsimit për fondit e krijuar që cdo nxënësi të Luginës së Preshevës t’i sigurohen librat falas, duke ndihmuar nxënësit dhe kësisoji edhe katër mijë prindër të cilët me dhurimin e librave falas janë shkarkuar nga barra socio-ekonomike, e cila është rënduar edhe më shumë për shkak të situatës pandemike.
“Për shkak të masave që janë ndërmarrë anti-pandemike, Ministria e Arsimit ka nxjerrë udhëzues administrativë me të cilët organizohet orari mësimor, ai ka filluar me 1 shtator, ne kemi filluar pas një angazhimi për të siguruar një fond të nevojshëm për t’i dhënë librat falas. Dua të falenderoj Ministrinë e Financave të Republikës së Kosovës dhe Ministrinë e Arsimit që kanë siguruar fondin që cdo nxënësi të Luginës së Preshevës t;i sigurohen tekstet mësimore falas. Kjo ka qenë një detyrë, një angazhim që nxënësit të ndihen të lumtur që është shpresdhënëse arritja e standardeve të cilësisë në arsim. Krahas kësaj është e rendësishmë të theksohet që prindërit, diku rreth 4 mijë prindër nga Lugina e Preshevës janë shkarkuar nga barra socio-ekonomike për shkak të pandemisë e cila ka shkatërruar në masë ekonominë e Luginës së Preshevës”, tha ai.
Mustafa tha se mësimi ka filluar duke ju përmbajtur udhëzimit administrativ të nxjerrë nga Ministria e arsimit për të mbajtur distancën, të ajrosen hapsirat në shkollë cdo 20 minuta si dhe të mos ketë në klasë më shume se 15 nxënës.
“Nxënësit, me rregullat që ka nxjerrë Ministria e Arsimit me udhëzues administrativ është e përcaktuar të mbajnë distancën brenda hapsirave ku mbahet mësimi, të ajrosen msojtoret në vazhdimësi, brenda një klasë të mos ketë më shumë se 15 nxënës dhe është kjo njërherë për njëherë si ka filluar dhe të shohim se si do vijojë. Ka të ngjarë që dy javë të jetë në shkolla mësim nxënja ndërsa dy javë të tjera të jetë nga mësimi në distancë”, tha ai.























