20:27 / 11.09.2020
VIDEO - UDHËVE - Krimet e organizuara serbe
Emisioni Udhëve ka siguruar një dosje dokumentesh, që tregon se gjitha vrasjet, përzëniet, djegiet e shtëpive, shkatërrimi i ekonomive familjare gjatë luftës në Kosovë që kryheshin kryesisht ndaj popullsisë civile me pretekstin se strehonin dhe ndihmonin UÇK-në, ishin bërë në organizimin e komandës së përbashkët të quajtur Zajednicka Komanda za KiM” (Komandën e Përbashkët për Kosovë dhe Metohi.
Në këtë komandë, ashkërendoheshin aksionet e policisë, ushtrisë dhe shërbimit sekret serb.
Në vijim, do të shihni hulumtimin me dokumente dhe dëshmi terreni, që tregojnë se gjitha sulmet ndaj viktimave ishin organizuar nga organet më të larta të makinerisë policore dhe ushtarake serbe.























