LDK me telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Sulejman Gashi
BKT
Lajme

LDK me telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Sulejman Gashi

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka dalë me një telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Sulejman Gashi.

Në emër të LDK-së Mustafa i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Telegrami i plotë:

Me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit, Sulejman Gashi, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram ngushëllimi

“Me pikëllim morra lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të gazetarit, Sulejman Gashi.

 Ai ishte korrospodent shumëvjeçar i RTK-së në Shtetet e Bashkuara, duke ndjekur nga afër zhvillimet që kishin të bënin direkt me raportet Kosovë-Amerikë.

Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës u shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

I përjetshëm kujtimi për të!”


MË SHUME NGA Lajme