Osmani: Vdekja e gazetarit Gashi humbje e madhe për Kosovën
BKT
Lajme

Osmani: Vdekja e gazetarit Gashi humbje e madhe për Kosovën

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani me telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Syulejman Gashi

Telegrami i plotë:

E nderuar Familje Gashi,

ikja e gazetarit Sulejman Gashi është një humbje e madhe jo vetëm për ju, por për gjithë Kosovën, e posaçërisht për komunitetin e gazetarëve. Ai ishte njeriu, i cili kapërceu dimensionin e të qenit vetëm gazetar. Veprat e tij do të mbeten referencë për të gjitha kohët e brezat si dëshmia më e mirë se si punohet jo vetëm për ta shpërfaqur të vërtetën! Familjes dhe komunitetit të gazetarëve, ngushëllime. Sulejman Gashi u prehtë në paqe!


MË SHUME NGA Lajme