Haradinaj: Brokaj, biri më i devotshëm i tri dekadave
BKT
Lajme

Haradinaj: Brokaj, biri më i devotshëm i tri dekadave

Përmes një postimi në facebook, kreu i Veteranëve të Luftës Nasim Haradinaj shprehu ngushëllime dhe kujtoi veprimtarinë e Sabit Brokaj, ish ministër i Mbrojtjes në qeverinë e Shqipërisë gjatë luftës në Kosovë, i cili ndrroi jetë gjatë ditës së sotme.

"Na paska lënë biri më i devotshëm i ktyre 3 dekadave më sfiduese kombëtare !

Sapo morëm lajmin për përmbylljen e jetës së atdhetarit të madh liridashës, ushtarakut çlirimtar Prof. Sabit Brokaj, ish-ministrit të Mbrojtjes (1998), në qeverinë e kërcënuar drejtëpërdrejtë nga disa qendra e qarqe të fuqive të mëdha perëndimore (jo përkrahëse të kombit shqiptar), të cilat në atë kohë kërcënuan me sanksione e ndërhyrje të drejtëpërdrejtë me trupa ushtarake ndaj Tiranës Zyrtare për shkak të mbështetjes së çlirimit të pjesës veriore të Shqipërisë-Kosovës Shqiptare.

Lavdi e përhershme këti burri dhe biri të kombit tonë !", ka shkruar Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme