Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Sot fillon viti i ri shkollor, me këtë rast në lidhje direkte do të jetë Jehona Oruqi Drejtoreshë e shkollës e shkollës Faik Konica.
Mysafir në studio do të jetë Alush Gashi,drejtor i Kino Armata, i cili do të flas për shkollën joformale "Neo School" dhe prodhimin e filmave të shkurtë dokumentarë.
Kurse Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, do të njoftoj se çfarë moti na pret ditët në vijim.
Në lidhje të drejtëpërdrejtë nga Ferizaj do të jetë Afrim Llabjani, drejtor i drejtorisë së Arsimit.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























