Dedaj: Maqedonia e Veriut e ka mirëpritur Marrëveshjen Kosovë-Serbi
BKT
Lajme

Dedaj: Maqedonia e Veriut e ka mirëpritur Marrëveshjen Kosovë-Serbi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një video konferencë me ambasadorët e Kosovës, të cilët shërbejnë në misione diplomatike nëpër vende të ndryshme në botë.

Me këtë rast, kryeministri Hoti tha se ambasadorët janë përfaqësuesit më të denjë për të prezantuar Kosovën në vendet ku ata shërbejnë dhe për këtë është i rëndësishëm koordinimi dhe përkushtimi maksimal në punën e tyre.

Pjesë e videokonferencës ishte edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj.

"Sot zhvilluam një video konference, me Kryeministri Avdulla Hoti si dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe diasporës, zonjën Meliza Haradinaj-Stublla, me të gjithë ambasadoret e Republikës se Kosovës, në botë!

Temë boshte e kësaj video konference ishte marrëveshja ekonomike, e cila do ti paraprijë marrëveshjes finale politike, e nënshkruar kohë më parë në Shtëpinë e Bardhë, ne Washington D.C., me ndërmjetësimin e Presidentit të SHBA-ve, Sh.T. Donald Trump, ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Republikës së Serbisë fqinje!

I njoftova se Shkupi zyrtar e ka përshëndetur këtë marrëveshje dhe se kryeministri Zaev, kryeparlamentari Xhaferi, zëvendëskryeministri i parë Grubi, lideri i BDI Ahmeti dhe zyrtarët tjerë të RMV, gjatë takimit me të cilët kam zhvilluar, i kanë dhënë mbështetje kësaj marrëveshje të nënshkruar në Washington D.C", ka shkruar Dedaj në "Facebook".


MË SHUME NGA Lajme