17:58 / 14.09.2020
Bunjaku-Rexhepi: LDK nuk frikësohet si Vetëvendosje
Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se sa i takon dialogut me Serbinë partia e saj nuk frikësohet dhe nuk paragjykon si Lëvizja Vetëvendosje.
Ajo ka folur kështu në “Imazh” te RTK.
“Kur SHBA-ja është aty Kosova duhet të ndihet shlirë. Hoti ka arritur ta mbrojë interesin e vendit. Nuk është shkelur Kushtetuta. Prandaj nuk duhet paragjykuar ende pa ardhur kryeministri në Kuvend për të raportuar. Kurti u tremb prej thikave, prej Shtëpisë së Bardhë, prej Brukselit. LDK-ja nuk frikësohet dhe nuk paragjykon”, i ka thënë ajo deputetit të LDK-së, Shpejtim Bulliqit.
“Vetëvendosje e pati rastin, kishte postin e kryeministrit, pse nuk ndejti; Vetëvendosje duhet tI japë llogari elektoratit”.























