Cakaj me ambasadorin izraelit në Shqipëri flasin për Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj njohjen nga Izraeli ka quajtur hap madhor dhe i cili hap horizonte të reja mes Kosovës dhe Izraelit.
Cakaj sot ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Izraelit në Shqipiër, Noah Gal Gendler.
Postimi i plotë i ministrit Cakaj:
Sot pata kënaqësinë ta takoj edhe Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, z. Noah Gal Gendler !
Biseduam për rëndësinë e jashtëzakonshme të njohjes së Republikës së Kosovës nga ana e Izraelit .
Ky hap madhor nuk i bën drejtësi vetëm historisë, por edhe hap horizonte të reja për zhvillimin e shumë projekteve dobiprurëse mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit.
Pas njohjes formale, pritet të përmbyllen procedurat e nevojshme për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Patjetër, folëm edhe për shtyrjen përpara të disa projekteve të rëndësishme ekonomike e jo vetëm mes Shqipërisë e Izraelit























