Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Ankaraja do të jetë Serdal Vardar, koordinator, i cili do të na njoftojë për aktivitetet e Qendrës së Kulturës Shqiptare.
Po në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Bekim Ramku, drejtor i festivalit, i cili do të flasë për nisjen e Festivalit të Arkitekturës.
Ndërkaq mysafir në studio do të jetë Astrit Panxha, drejtor ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, i cili do të na njoftojë më hollësisht për prodhuesit vendor dhe se si po përballen me vështirësi gjatë pandemisë.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























