Kastrati: Vepra dhe kontributi i Adem Mikullovcit, nuk do të harrohen kurrë
BKT
Lajme

Kastrati: Vepra dhe kontributi i Adem Mikullovcit, nuk do të harrohen kurrë

Drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) Ngadhnjim Kastrati, me rastin e ndarjes nga jeta të Adem Mikullovcit ka ngushëlluar bashkëshorten, Lumnije Mikullovcit, familjen Mikullovci, miqt dhe bashkëpunëtorët e tij.

Telegram ngushëllimi i drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) Ngadhnjim Kastrati:

 

Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen e aktorit, regjisorit dhe politikanit të njohur Adem Mikullovci.

Ademi veç tjerash ka qenë i angazhuar për vite të tëra në projekte të ndryshme televizive në RTK.
 
Vepra e tij dhe kontributi i Adem Mikullovcit për shtetndertim, nuk do të harrohen kurrë. 
 
Në emër tim si Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së, dhe në emër të punonjësve të RTK-së i shpreh ngushëllime bashkëshortes, ish koleges tonë Lumnije Mikullovcit, familjes Mikullovci, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.  


Lavdi jetës dhe veprës së tij!


MË SHUME NGA Lajme