Dumoshi bëri homazhe para teatrit: Mikullovci ka lënë zbrazëti të madhe

Dumoshi bëri homazhe para teatrit: Mikullovci ka lënë zbrazëti të madhe

Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka bërë homazhe me rastin e vdekjes së aktorit të mirënjohur Adem Mikullovci, para Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Ajo tha se aktori Mikullovci ka lënë një zbrazëti të madhe

“Unë kam qenë me familjen e tij sot dhe për shkaqe të pandemisë ne në këtë mënyrë po mundohemi ta organizojmë. Do të jetë një zbrazëti shumë e madhe. Ne do ti kujtojmë dhe detyra jonë është që për këta njerëz që dhanë kontribut për artin, gjenerata që do të vijnë të mësojnë për kontributin e tyre”.

“Adem Mikullovvi njihet edhe si politikan i njohur në kohë të vështira të viteve 90 dhe si deputet i kuvendit. Ai na ka sjellë shumë humor dhe gëzime nëpër televizione tona”, tha Dumoshi.

Me këtë rast ajo ngushlloj gjithë komunitetin artistik dhe familjen e tij.