Pjanic prezantohet nga Barcelona, zgjedh numrin 8

Pjanic prezantohet nga Barcelona, zgjedh numrin 8

Barcelona ka prezantuar përforcimin e ri, Miralem Pjanic.

Miralem Pjanic është prezantuar si futbollist i ri i Barcelonës.

Klubi katalan ka prezantuar përforcimin e ardhur nga Juventus në një konferencë për media ku ai u shfaq i shoqëruar nga presidenti Josep Maria Bartomeu, transmeton lajmi.net.

Pjanic iu bashkua Barcelonës në marrëveshje shkëmbimi me Arthur Melon i cili nënshkroi me Juventusin.

Pjanic ka zgjedh numrin 8 që i takonte legjendës së klubit, Andres Iniesta.

Mesfushori boshnjak ka nënshkruar kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2024 dhe ka klauzolë me vlerë prej 400 milionë euro.