15:04 / 15.09.2020
Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri hungarez, Jozsef Bencze
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë, Jozsef Bencze.
|
Duke i uruar ambasadorit mirëseardhje në Kosovë, presidenti Thaçi ka theksuar se marrëdhëniet e mira diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë duhet të shtrihen edhe më shumë në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës. “Jemi mirënjohës për mbështetjen që Hungaria i ka dhënë shtetit të Kosovës në vazhdimësi. Presim të thellojmë këtë bashkëpunim në të gjitha fushat”, ka thënë presidenti Thaçi. Presidenti Thaçi ka shprehur vullnetin e Kosovës për më shumë bashkëpunim në fusha të interesit të përbashkët, e sidomos në aspektin e rimëkëmbjes së ekonomisë nga pandemia e shkaktuar nga virusi Covid-19.
|
|
|

























