Ansambli dhe lojërat tradicionale “Rugova” shpallen trashëgimi shpirtërore

Ansambli dhe lojërat tradicionale “Rugova” shpallen trashëgimi shpirtërore

Në kuadër të ditëve të Trashëgimisë Evropiane të Kulturës, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ansamblin folklorik autokton “Rugova” dhe lojërat tradicionale “Rugova” i ka shpallur trashëgimi shpirtërore.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, si dhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri. Po ashtu edhe shumë rugovas kishin ardhur për të shënuar këtë ngjarje.

Ministrja Dumoshi tha në alpet shqiptare u ruajt trashëgimia kombëtare me shekuj. Ajo tha se lojërat tradicionale “Rugova” dhe ansambli folklorik që mban po këtë emër nga sot marrin statusin e mbrojtjes së përkohshme.

Dumoshi: Ansambli dhe lojërat tradicionale “Rugova” shpallen trashëgimi shpirtërore

“Vij me një lajm për këto alpe shqiptare, të cilat me shekuj e ruajtën traditën tonë kombëtare. Të nderuar, si ministre e Kulturës, Rinise dhe Sportit, duke u bazuar në Ligjin për trashëgimi kulturore, marr vendim që “Lojërat Tradicionale Rugova” të marrin statusin e mbrojtjes së përkohshme. Bazuar në vendimin e marr për emërtimin e komisionit profesional shqyrtues për përfshirje në mbrojtjeje të përkohshme të aseteve në forma dhe shprehjeve kulturore, lojërat tradicionale “Rugova” dhe opusi i ansamblit folklorik autokton “Rugova”, tha ajo.

Drejtori i Ansamblit Folklorik Autokton “Rugova” dhe i lojërave tradicionale, Vesel Nikqi derisa i ka shpallur disa vyrtyte të valleve dhe lojërave të hershme të kësaj ane tha se përmes tyre kanë arritur të jenë ambasador i mirë për etno-kulturën e Kosovës. Nikqi tha se nëse dora institucionale nuk u del në ndihmë kjo trashëgimi kulturore rrezikon të zhduket.

Nikqi: Shumë të vështirë e kemi për ta ruajtur këtë pjesë të trashëgimisë

“Shumë të vështirë e kemi për ta ruajtur këtë pjesë të trashëgimisë sepse kushtet sociale ekonomike kanë ndryshuar dhe më nuk ka valle baritore sepse nuk ka barinj në këtë regjion dhe e kemi problem me instrumente frymore, por të kultivimit të pjesës kombëtare, sepse më nuk ka jo vetëm në Pejë, por askund në regjionin etno-shqiptar në Shqipëri, Mal të Zi dhe kjo nuk është përcjellë dhe po rrezikon. Prandaj, gjithë kjo trashëgimi kulturore pos që po mundohet të pëlcet brez pas brezi po rrezikon edhe të zhduket, dhe dora institucionale duhet ta bëjë të veten sipas standardeve evropiane botërore të UNESCO-s që sa më parë të ndërmerren jo vetëm për regjionin e Rugovës, por për etno-regjionet që e karakterizojnë Kosovën”, tha ai.

Me veshje të traditës rugovase u interpretuan edhe disa valle e lojëra tradicionale. Ndërsa, Ansambli Folklorik Autokton “Rugova” këtë vit shënoi 73- vjetorin e themelimit.