Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Fitim Havolli, kryetar i Sindikatës së Infermierëve, i cili do të flasë për infermierët e Kosovës, të cilët nesër do të dalin në protestë.

Kurse Naile Seferaj, trajnere e fitnesit, do të flasë për ushqimet e shëndetshme.

Ndërkaq Laurat Raça, nga UNICEF, do të na njoftojë për fushatën  “S’KA MA LEHTË”.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë do të paraqitet Elizabeth Gowing, drejtoreshë e organizatës “The Ideas Partnership”, e cila do të na njoftojë më hollësisht për shitjen e librave të dorës së dytë, ku të ardhurat shkojnë për komunitetin RAE.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.