Severine Parllaku, shqiptarja e parë gazetare sportive në televizionin Belg
BKT
Lajme

Severine Parllaku, shqiptarja e parë gazetare sportive në televizionin Belg

Shqiptarja Severine Parllaku ka arritur të realizojë ëndrrën e saj duke u bërë një nga figurat televizive më të pëlqyera në Belgjikë.

Parllaku është e para shqiptare në Belgjikë që arrin një sukses të tillë në televizionet vendase.

Ajo është shumë e apasionuar pas sportit dhe ka menduar që këtë passion ta tregojë duke u bërë pjesë e lajmeve sportive në television.

“Tani do të jem të hënën dhe të premten në La Matinale nga LN24 për të ndarë me ju Imazhin tim të ditës, si dhe një përmbledhje prej 10 minutash mbi lajmet sportive. Çfarë kënaqësie të jesh në gjendje të ndash pasionin tënd dhe të bësh ëndrrat e tua të vërteta! Faleminderit të gjithë të afërmve dhe miqve të mi për mbështetjen e tyre”, shkruan Severine në faqen e saj në Facebook, ku ndan dhe një foto gjatë transmetimit në studion televizive./DiasporaShqiptare


MË SHUME NGA Lajme