Si të humbni yndyrën në bark

Si të humbni yndyrën në bark

Humbja e peshës kërkon përpjekje të mëdha, por sipas ekspertëve humbja e yndyrës në bark mund të jetë pak më e vështirë krahasuar me pjesët e tjera të trupit.

Për këtë gjë ndikojnë një sërë arsyesh si çekulibri hormonal, por edhe ushqyerja jo e shëndetshme.

Por janë disa gjera që mund të bëni për të eleminuar yndyrën e tepërt nga barku.

Eksperët sugjerojnë të filloni ditën me yndyrë të mirë si bajame dhe arra. Dikush gjithashtu mund të zgjedhë edhe çaj jeshil.

Ushqime si manaferrat, avokadot, arrat, kosi, dardhat dhe papaja ndihmojnë në humbjen e yndyrnave në bark.

Vezët

Vezët ndihmojnë në uljen e oreksit, pasi ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Ato gjithashtu ndihmojnë në funksionimin normal të metabolizmit. Prandaj është e rëndësishme që të përfshini vezët në dietën tuaj.

Arrat

Arrat mund të jenë jashtëzakonisht të efektshme në zvogëlimin e yndyrës në bark, për shkak të përmbajtjes së tyre omega-3 dhe vetive anti-inflamatore.

Kosi

Ashtu si vezët, kosi ndihmon gjithashtu në uljen e oreksit, për këtë arsye këshillohet të konsumohet rregullisht. Kosi ndihmon në rritjen e baktereve të zorrëve, duke zvogëluar kështu fryrjen.

Agrumet

Agrumet ndihmojnë në mirëfunksionimin e metabolizmit dhe vitamina C ndihmon në përmirësimin e shëndetit të lëkurës.