Ylli i Inter për të zëvendësuar Suarez, ja dëshira e teknikut të Barcelonës
BKT
Sport

Ylli i Inter për të zëvendësuar Suarez, ja dëshira e teknikut të Barcelonës

Nuk është Lautaro Martinez, por tekniku i ri i Barcelonës, Ronald Koeman, kërkon shërbimet e Romelu Lukakut.

Sipas mediave italiane, nëse argjentinasi i Inter ishte emri më i lakuar për një transferim të mundshëm te Blaugranat, me ardhjen e holandezit në krye të pankinës gjërat kanë ndryshuar.

Është Romelu Lukaku emir që Koeman kërkon te Barcelona si zgjidhje të parë për të zëvëndësuar Luis Suarez që duket pranë Juventusit, përcjell Ora News.

Sipas spanjolles “Esport 3”, tekniku holandez është I dashuruar me sulmuesin belg që nga koha kur ishin pjesë e Everton.

Por transferimi i tij në “Camp Nou” nuk duket i lehtë pasi Antonio Conte  e do sërish te Inter. /Ora News