Gjuriq demanton Hotin, nesër flitet për Asociacionin
BKT
Lajme

Gjuriq demanton Hotin, nesër flitet për Asociacionin

Vetëm pak orë pasi kryeministri Hoti tha se në Bruksel nuk të flitet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Marko Guriq drejtor i zyrës për Kosovën ka demantuar atë.

I derguari i BE-së për dialog Miroslav Lajçak në profilin e tij në Twitter ka paralajmëruar vazhdimin e dialogut.

Lajçak ka thënë se të dy temat janë komplekse, kështu që nesër do të diskutohet për pronat financiare ndërkaq në ditët e ardhshme rregullimet për komunitetin joshumicë.

“Presidenti Vuçiq dhe kryeministri Hoti, janë pajtuar që negociatorët e tyre do të diskutojnë për zgjidhjen e pretendimeve për pronat e përbashkëta financiare dhe rregullimet për komunitetin joshumicë. Të dy temat janë shumë komplekse. Kjo është arsyeja pse ne do të diskutojmë pretendimet financiare neseër dhe rregullimet për komunitetin joshumicë në ditët në vijim”, ka shkruar Lajçak.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Drejtorit të zyrës për Kosovën, Marko Guriq.

“Faleminderit për pritjen e takimit. Tema e parë në rendin e ditës nesër do të jetë Asociatioci i komunave me shumicë serbe. Të paktën për palën serbe. Ai (Asociacion) që jemi rën dakord nën lehtësimin e BE 7 vjet e gjysmë më parë. Këtë”, ka shkruar Gjuriq.

Gjatë ditë Hoti kishte përjashtuar që në Bruksel do të diskutohet për një Asociacion me kompetenca shtesë.

Ndërkaq presidenti Thaçi ka thënë se hapja e këtyre temave në Bruksel është e rrezikshme për Kosovën.

 


MË SHUME NGA Lajme