18:44 / 16.09.2020
Ministri Selimi bisedoi me homologun e tij danez
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka diskutuar virtualisht me homologun e tij nga Danimarka, ministrin Nick Hækkerup, për thellimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve në Sistemin e Drejtësisë.
Selimi gjatë bisedës me Hækkerup vuri theksin në forcimin e kapaciteteve në Shërbimin Korrektues të Kosovës.
Po ashtu nga ministri Hækkerup ka premtuar për një vizitë të ekspertëve danez të fushës së drejtësisë, të cilët do të kontribuojnë në shkëmbimin e përvojave me ShKK dhe ngritjen e kapaciteteve.
“Mbetemi të përkushtuar që të përmbushim standardet dhe praktikat më të mira, duke marrë shembull dhe model nga shtete si Danimarka", theksoi Selimi.























