19:20 / 16.09.2020
Darian Males i bashkohet Interit
Interi e ka prezantuar zyrtarisht ardhjen e Darian Malesit nga FC Luzerni në një marrëveshje pesëvjeçare.
Sulmuesi zviceran i është bashkuar Interit këtë verë, por ai do të huazohet te Genoa për edicionin 2020/21.
Males është paraqitur në 19 ndeshje në Superligën zvicerane edicionin e kaluar, derisa ka shënuar një gol dhe ka dhuruar katër asistime, transmeton zeri.
Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025 me Interin.























