​VV akuzon Hotin për koncesione ndaj Serbisë, kërkon shkarkimin e tij
BKT
Lajme

​VV akuzon Hotin për koncesione ndaj Serbisë, kërkon shkarkimin e tij

Lëvizja Vetëvendosje thotë se kryeministri Avdullah Hoti marrëveshjen finale e sheh si shumën e hapave të vazhdueshëm që duhet bërë për t`i ofruar koncesione Serbisë.

Në një postim në Facebook thuhet se Hoti paligjshëm mban një post dhe ai duhet të shkarkohet në mënyrë që normalizimi t’i kthehet jetës institucionale e politike në vend.

Postimi i plotë:

Siç duket z. Hoti marrëveshjen finale me Serbinë e sheh si shumën e hapave të vazhdueshëm që duhet bërë për t'i ofruar koncesione Serbisë, deri në njohjen e Kosovës ashtu siç do Serbia. Këtë e thonë dy deklaratat e tij para dhe pas vizitës në Uashington. Ky person që paligjshëm mban një post duhet të shkarkohet në mënyrë që normalizimi t’i kthehet së pari jetës institucionale e politike në vend.

Para vizitës në Uashington: “Ky nuk është dialog për normalizim të marrëdhënieve, normalizimi i marrëdhënieve do të jetë derivat i njohjes reciproke në mes të dy vendeve. Kemi dialoguar qe 7-8 vite, nga viti 2011 e këndej për normalizim të marrëdhënieve.”

Pas vizitës në Uashington: “Është hap tejet i madh, hap i jashtëzakonshëm drejt marrëveshjes finale për normalizim të plotë të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.”

http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fvetevendosje%2Fvideos%2F785374122288406%2F&show_text=0&width=560" width="560" height="315" style="border:none;overflow:hidden" scrolling="no" frameborder="0" allowTransparency="true" allowFullScreen="true"></iframe>

TEMAT:


MË SHUME NGA Lajme