Përplasje në `Debat`, deputetja e LDK-së akuzon VV-në për Amerikën

Përplasje në `Debat`, deputetja e LDK-së akuzon VV-në për Amerikën

Ka vazhduar debati i nxehtë në emision “Debat” të RTK-së ndërmjet deputetes së LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi dhe atij të LVV-së, Arbër Rexhaj.

Rexhaj e ka mbrojtur idenë se marrëveshja e nënshkruar në Uashington nuk është e mirë për Kosovën, duke përmendur Ujmanin dhe moratoriumin njëvjeçar për mosanëtarësim të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Në anën tjetër, zonja Bunjaku-Rexhepi tha se VV-ja dhe Kurti e kanë pasur mundësinë që të shkojnë në Uashington dhe të shohim çfarë marrëveshje ishte.

“VV-ja nuk shkoj në bisedime, i acaroi marrëdhëniet me SHBA-në dhe tash i ka edhe më shumë të acarta”, tha deputetja e LDK-së.

Sipas saj, LDK-ja nuk i trembet zgjedhjeve dhe asnjëherë nuk është frikësuar nga ato.

“Nuk është gjithçka zi e terr në Kosovë, ka edhe dritë, edhe bardhë. Ne duhet të bëhemi bashkë karshi Serbisë, ne brenda mund të bëjmë cka të dojmë. Në Kosovë po bëjmë politikë e popullizëm për vota, e nuk po bëhemi bashkë kundër Serbisë”, tha Bunjaku-Rexhepi. /RTK/


MË SHUME NGA Aktuale