11:25 / 17.09.2020
FOL:Institucionet publike nuk po i respektojnë masat anti-Covid të Qeverisë
Lëvizja FOL ka mbajtur konferencë për medie rreth zbatimit të vendimeve të institucioneve shëndetësore për parandalimin dhe luftimin e Covid-19, nga vetë institucionet publike.
Mexhide Demolli-Nimani nga kjo organizatë tha se kanë marrë raportime të punonjësve të disa ministrive se u është kërkuar të dalin në vendin e tyre të punës me staf të plotë, pavarësisht vendimit të Qeverisë që institucionet publike duhet të punojnë me staf të përgjysmuar.
Erblin Hoxha nga kjo organizatë ka thënë me këtë po rrezikohet jeta e qytetarëve.
Atu u kërkua nga inspektorati të marrë masa. Sipas tyre, është shqetësuese relaksimi i institucioneve pas rënies së numrit të rasteve të reja me infeksion.























