17:58 / 17.09.2020
Lajçak: Temat e diskutuara sot në Bruksel u konfirmuan se ishin komplekse
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u deklarua pas përfundimit të takimit të sotëm mes palës kosovare dhe asaj serbe.
Ai duke mos dhënë shumë detaje tha se u konfirmua se çështjet e diskutuara janë të ndjeshme dhe komplekse, njofton Klan Kosova.
“Sapo përfundoi bisedimet e sotme me kryenegociatorët Maroku Gjuriq dhe Skënder Hyseni mbi pretendimet e përbashkëta financiare dhe pronën. Diskutimet tona konfirmuan kompleksitetin dhe ndjeshmërinë e çështjes”.
Por, Gjuriq ka deklaruar para mediave serbe se ai bashkë me delegacionin e tij kanë insistuar për hapjen e temës së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, por tha se kjo u kundërshtua nga përfaqësuesit e Prishtinës.























