21:01 / 17.09.2020
Valon Berisha gjen golin te Reims
Reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha ka gjetur golin tek skuadra Reims, raporton RTKLive.com.
Reims është duke u përballur me skuadrën zvicerane, Servette, në kuadër të Europa League.
Berisha ka shënuar golin e avantazhit për skuadrën franceze në minutën e katërt të kësaj ndeshje. /RTK/























