21:41 / 17.09.2020
Super-aksion, Limani dyfishon avantazhin e Dritës
Drita ka dyfishuar avantazhin në duel me Sileksin, raporton RTKLive.com.
Kampionët e Kosovës pas një super-aksionin shënuan edhe golin e dytë të cilën e realizoi kapiteni Ardian Limanin në minutën e 80-të.
Sileks dhe Drita po luajnë në Shkup në kuadër të rrethit të dytë të Europa League.
Drita është në rrugë të mirë për të kaluar në rrethin e tretë në Europa League, dhe do të bëhej skuadra e parë kosovare që kalon në rrethin e tretë. /RTKLive/























