Drita “rrah” Sileksin në Shkup, bën historinë

Drita “rrah” Sileksin në Shkup, bën historinë

FC Drita e ka fituar përballjen me Sileksin, me rezultat 0-2, sonte në Shkup, raporton RTKLive.com.

Kampionët e Kosovës ia dolën që të sigurojnë kualifikimin në rundin e tretë të Europa League, duke shkruar historinë pasi që është skuadra e parë që prek rundin e tretë në garat evropiane.

Skuadra gjilanase ka bërë paraqitje mjaft të mirë në duel me Sileksin, duke qenë ekip dominues në terren, dhe duke shënuar dy gola.

Pjesa e parë u mbyll pa gol, edhe pse skuadra jonë krijoj dy raste të mira për gol, por që nuk përfunduan në rrjetë.

Kampionët e Kosovës mjaft mirë e nisen pjesën e dytë, pasi që në minutën e 48-të përmes Fidan Gërbeshit kaluan në epërsi prej 0-1. Gërbeshi shënoi nga pika e bardhë pasi Namani u ndal brenda zonës së rrezikshme.

Edhe pas avantazhit, futbollistët e Dritës vazhduan me lojë të mirë, derisa goditjen e fundit skuadrës maqedone ua dha kapiteni Ardian Limani, i cili shënoi golin e dytë për gjilanasit në minutën e 80-të pas një super-aksioni.

Drita në rundin e tretë të Europa League do të ndeshet me skuadrën e madhe polake, Legia e Varshavës. /RTKLive/