Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Bazeli do të paraqitet Ilir Fetai, doktorant i shkencave kompjuterike në Universitetin e Bazelit, i cili do të na njoftojë për shqiptarët e suksesshëm nepër botë dhe se a po e transformon botën teknologjia informative.

Kurse Ruzhdi Shkodra, kryetar i Bashkësisë Hebreje “Bet Israel Kosova”, do të flasë për vitin e ri hebraik dhe marrëdhëniet kulturore në mes të popullit të Kosovës dhe Izraelit.

Po në një lidhje të drejtpërdrejtë do të paraqitet Afërdita Fazlija, përzgjedhëses e Kombëtares së Kosovës në konkurrencën e femrave, lojtare, e cila do të na njoftojë më hollësisht për ndeshjen e nesërme Kosovë-Estoni.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme