Presidenti Thaçi uron Dritën: Hap historik për futbollin e Kosovës

Presidenti Thaçi uron Dritën: Hap historik për futbollin e Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar Dritën për fitoren e arritur kundër Sileksit në Shkup.

Kampioni i Kosovës sonte mundi Sileksin, me rezultat 0-2, duke u bërë skuadra e parë kosovare që kalon në rrethin e tretë të Europa League, raporton RTKLive.com.

“Kampioni i Kosovës, “Drita”, pas një loje të shkëlqyer kundër “Sileksit” të Maqedonisë së Veriut sonte, kaloi në rrethin e tretë të Ligës së Evropës. Një hap historik për klubin nga Gjilani dhe për futbollin e Kosovës”, ka shkruar i pari i vendit tonë në profilin e tij në Facebook.

Drita në rrethin e tretë do të ndeshet me skuadrën e madhe polake, Legia Varshavë pas një javë. /RTKLive/