Çfarë e shkakton rënien e flokëve?

Çfarë e shkakton rënien e flokëve?

Rënia e flokëve është një problem shumë prezent sidomos në këtë periudhë. Për disa persona, rënia e flokëve mund të jetë një fenomen i zakonshëm, por ka shumë arsye që mund të ndodhë.

Një person humbet rreth 100 qime në ditë. Kjo mund të duket si shumë, por është vetëm një pjesë e vogël e procesit të rinovimit natyral të flokëve.

Sipas ekspertëve 50% e burrave dhe 25% e grave do të pësojnë humbje të flokëve deri në 50 vjeç. Por rënia e tepërt e flokëve mund të shkaktohet si pasojë e një sërë faktorësh.

Mangësitë ushqyese

Në disa raste, dieta mund të kontribuojë në humbjen e flokëve. Mungesa e hekurit, proteinave, vitaminës D mund të shkaktojnë humbje të flokëve.

Infeksione

Infeksionet mund t’i bëjnë flokët të duken më të hollë ose të shkaktojnë humbje të modelit. Në një rast të tillë duhet të përdorni kremëra, tableta ose shampo për trajtimin e infeksionit.

Trajtimi i flokëve

Gërshetat e shtrënguar ose përdorimi i kimikateve të ndryshme mund të dëmtojë folikulat dhe të shkaktojë rënie të flokëve.

Ilaçet

Nëse keni probleme shëndetësore dhe merrni medikamente për trajtimin e tyre, atëherë ato mund të ndikojnë në rënien e flokëve. Zakonisht rritja e flokëve do të ndalojë pasi ndërprisni medikamentet, ose kur trupi juaj të mësohet me to.