Lladrovci: Komuna e Drenasit pengon dëmtimin e buxhetit për 4 milionë euro

Lladrovci: Komuna e Drenasit pengon dëmtimin e buxhetit për 4 milionë euro

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se nëpërmjet instancave ligjore ka penguar dëmtimin e buxhetit të shtetit për 4 milionë euro.

Lladrovci në rrjetin social ka shkruar se vlerësimi si komuna më e mirë, i bën edhe më shumë përgjegjës e më të përkushtuar.

Ja postimi i plotë i z. Lladrovci:

Ligjshmëria dhe llogaridhënia, kanë qenë dhe mbeten dy nga parimet e mia, mbi bazën e të cilave unë jam zotuar se do ta udhëheqë Komunën e Drenasit.

Pikërisht këto parime dhe falë punës dhe përkushtimit të stafit të Komunës, është bërë e mundur që të jemi kampion për përformancë në Kosovë.

Ky vlerësim na bën edhe më shumë përgjegjës e më të përkushtuar.

Kujdesi për paranë publike është po ashtu nga përkushtimet e mia, mbi këtë bazë, i kam kërkuar Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë të Komunës së Drenasit, me Aktvendimin nr. 07-463/05-39354, dhe pas kërkesës së Avokaturës Shtetërore, ka anuluar Aktvendimin 07-46304-0053651 të datës 06.09.2017, përmes të cilit pamundësohet që me vendime diskriminuese të vitit 1995, buxhetit të shtetit t’i shkaktohen humbje në vlerë afër katër (4) milion euro.