Veliu tregon se kur do t’i marrin paratë shtesë zyrtarët e policisë

Veliu tregon se kur do t’i marrin paratë shtesë zyrtarët e policisë

Ministri Veliu tha se zyrtarët e PK-së do t’i marrin paratë brenda muajit shtator.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve se kur do t’i marrin paratë shtesë zyrtarët e Policisë së Kosovës.“Ne kemi pas një takim me sindikatën e Policisë së Kosovës. Jemi dakordu të paguhen orët shtesë në fazën e shtatorit dhe një shumë e mjeteve që do të paguhen do të ndodh në fazën e shtatorit”, tha Veliu në Kuvend.

Ndryshe, punonjësit e Policisë së Kosovës që nga fillimi i pandemisë kanë qenë të ekspozuar në luftën kundër koronavirusit dhe kanë punuar me orar të tejzgjatur 12 orësh.