Dyshohet se 40 femra ushtruan prostitucion në objektet ilegale në Karaçevë

Dyshohet se 40 femra ushtruan prostitucion në objektet ilegale në Karaçevë

Të paktën 40 femra dyshohet se janë përfshirë në veprimtari ilegale, si ushtrim të prostitucionit, në objektet që ndodhen në zonën kufitare në Karaçevë

Të paktën 40 femra dyshohet se janë përfshirë në veprimtari ilegale, si ushtrim të prostitucionit, në objektet që ndodhen në zonën kufitare në Karaçevë, ku për një kohë të gjatë u bë organizimi i lojërave të fatit dhe veprimtarive të tjera të ndaluara me ligj.

Burime të besueshme të sinjalit bëjnë me dije se në mesin e 40 femrave të dyshuara për prostitucion, 12 janë shtetase të Shqipërisë.

Mega-aksioni i Policisë së Kosovës është duke vazhduar në Karaçevë dhe në regjionin e Prishtinës.


MË SHUME NGA Aktuale