Erëleta Memeti, për Kosovën nuk njeh as pandeminë

Erëleta Memeti, për Kosovën nuk njeh as pandeminë

Erëleta Memeti pati një paraqitje fantastike me Përfaqësuesen e Kosovës, e cila mposhti Estoninë me rezultat 2-0 në “Fadil Vokrri”.

21 vjeçarja pati një paraqitje shumë të mirë sonte. Ajo erdhi nga Gjermania pavarësisht situatës me COVID-19.

Erëleta që luan për Freiburgun në Gjermani pas ndeshjes ka thënë se ka ardhur në Kosovë për ta ndihmuar vendin e saj, ashtu siç kishin bërë në të kaluarën daja dhe xhaxhai i saj.

“Pavarësisht se kishim mungesa të shumta, sonte e dëshmuam që kur jemi të bashkuara mund të arrijmë suksese. Vashat që luajnë këtu në Kosovë kanë treguar që dinë të luajnë futboll dhe së bashku arritëm këtë fitore, e cila mendoj se ishte e merituar”.

“Ndodhemi në një situatë të vështirë për shkak të pandemisë “COVID-19″, por unë kam ardhur t’i ndihmoj Kosovës në këtë situatë të vështirë, ashtu siç kanë bërë edhe xhaxhi dhe daja im në luftë. Ne jemi këtu për të ndihmuar Kosovën”, deklaroi Erëleta Memeti për RTK.

Memeti është njëra ndër futbollistet që gjithmonë i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Kosovës, në çdo moment që është ftuar.