Zidane nuk ia ka idenë se kur do të kthehet Hazardi

Zidane nuk ia ka idenë se kur do të kthehet Hazardi

Ashtu si sezonin e parë, edhe atë të dytë Eden Hazard do ta nisë mbrapshtë te Real Madridi.

Ai nuk do të luajë nesër në ndeshjen e parë në udhëtim te Real Sociedad dhe përveç kësaj, nuk ka një datë të caktuar për rikthimin e tij në fushë.

Shkëlqeu te Chelsea për shumë sezone, por te Reali, është vetëm një lojtar i zakonshëm, një më shumë në ekip.

“Hazard është më mirë dhe më e rëndësishme është se si ndihet ai dhe që të jetë në 100%. Kemi kohë për të përgatitur sezonin dhe tani për tani duhet të punojmë që ai të jetë 100% gati”, u shpreh Zizu.