Barcelona ja mësynë mbrojtësin anglez të Norwich

Barcelona ja mësynë mbrojtësin anglez të Norwich

Barcelona kërkon përforcime për krahun e djathtë të mbrojtjes, që ka shfaqur jo pak probleme, sidomos në sezonin që lamë pas.

Objektivi kryesor i katalanasve është Max Aarons, i cili ka shkëlqyer me Norwich dhe shihet si një nga lojtarët më premtues anglezë.

Gjithsesi, blerja e kartonit të 20-vjeçarit nuk duket e lehtë, pasi drejtuesit e Norwich kanë refuzuar ofertën e parë të Barcelonës prej 20 milionë sterlinash.

Sidoqoftë, katalanasit nuk janë dorëzuar dhe sipas mediave në Spanjë kanë përgatitur një tjetër ofertë për Aarons, i cili e ka arritur prej kohësh akordin personal me blaugranat.