RTK po luan rol të rëndësishëm në informimin e qytetarëve të Kosovës

RTK po luan rol të rëndësishëm në informimin e qytetarëve të Kosovës

Radio Televizioni i Kosovës, ka mbushur sot 21 vjet nga themelimi. Me këtë rast drejtori i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati ka thënë se RTK-në ky përvjetor e gjen të fortë, por me vështirësi dhe sfida të shumta.

Kastrati tha se edhe kjo ditëlindje RTK-në e gjenë të fortë, falë punës dhe përkushtimit të punëtorëve të këtij mediumi, të cilin e presin sfida edhe më të mëdha. Por ai thotë se beson që RTK-ja do të vazhdon të mbetet institucioni më i besuar dhe më i shikuar në Kosovë.

“RTK është duke e dhënë kontributin e vet, ashtu sië e paraparë me ligjin. Ne po mundohemi së bashku me staf të mbulojmë të gjith ato shtylla për të cilat jemi thirrë”, tha ai sonte në RTK.

Kastrati vlerësoi se buxheti i RTK-së, është i vogël në krahashim me televizionet publike. “Qytetarët kanë të drejt të ankohen, ne nuk jemi të pa gabueshëm, po mundohemi me kapacitetet që i kemi  të mbulojmë kërkesat e tyre”, theksoi ai.

Sipas  tij RTK, në fillim të vitit ka pasur presion kur i është shkurtuar buxheti.

“Ne çdo tre muaj raportojmë në Komisonin e kuvendit, kjo forma është kritikuar edhe nga EBU, por pavarësisht kësaj ne i kemi përgjigjur kërkesave të kuvendit”, theksoi ai.

Një ndër problemet tjera për RTK-në, është zgjidhja e çështjes së pronës për RTK-në. “Presim përkrahje për RTK-në ”, tha ai.

 

Autor: RTKlive