Vdes në moshë të re anëtari i Nismës

Vdes në moshë të re anëtari i Nismës

Është ndarë nga jeta Besart Rama, anëtar i Nismës Socialdemokrate. Lajmin e ka bërë të ditur Endrit Zabërgja, sekretar për Rininë në këtë parti.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shprehur dhimbjen e thellë për vdekjen e Besartit, ndërsa ka shtuar se do ta kujtojnë gjithmonë si shembull të djalit punëtor e të sinqertë.

“Besarti ishte bashkëpunëtor i imi që nga themelimi i rinisë së Nismës, ai gjithmonë ishte i hareshëm, pozitiv, plot vullnet dhe ambicie. Besartin do ta kujtojmë gjithmonë si shembull të djalit punëtor e të sinqertë. Ngushëllime familjes dhe gjithë atyre që e njohën! Do jetosh gjithmonë në zemrat dhe kujtimet tona Besart!”, ka shkruar ndër të tjera Zabërgja. 


MË SHUME NGA Aktuale