Bale tregon se kush e bindi të rikthehet tek Tottenhami
BKT
Sport

Bale tregon se kush e bindi të rikthehet tek Tottenhami

Gareth Bale ka folur pas transferimit te Tottenham Hotspur.

Shtatë vite pasi u largua nga klubi, Bale është kthyer përsëri te Spurs, por vetëm në formë huazimi.

Ylli uellsian ka bërë të ditur se ishte trajneri i Tottenham, Jose Mourinho ai që e bindi atë të linte Realin për të kaluar këtë sezon me Tottenham.

“Ai (Mourinho) më tregoi për disa pozita ku do të preferonte që të më aktivizonte, dhe unë isha i lumtur me to”, ka thënë Bale, transmeton lajmi.net.

Bale kthehet në Londrën veriore si një hero i skuadrës, dhe atje do të luajë me fanellën numër 9.