14:21 / 20.09.2020
Feronikeli-Gjilani, kështu mbyllet pjesa e parë
Pjesa e parë mes Feronikelit dhe Gjilanit, është mbyllur me epërsinë e nikoqirëve prej 2-0.
“Nikli” dhe gjilanasit po luajnë në ‘Rexhep Rexhepi’ në kuadër të javës së parë të Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra e Afrim Tovërlanit është shfaqur ekip më i mirë se skuadra mysafire, duke shënuar dy gola përmes Bedri Greca në minutën e 14-të dhe 42-të.
Pas pak nis pjesa e dytë.























