Triumfon Maverick Vinales

Triumfon Maverick Vinales

Gara e Grand Prix të Emilia Romagna ka qenë gati më interesantja e këtij sezoni.

E përcjellur edhe me disa aksidente, gara e Emilia Romagna i ka takuar pilotit spanjoll të Yamaha, Maverick Vinales.

Pozita e dytë i ka takuar Joan Mir të Suzuki, i cili prapa tij la pilotin tjetër të Yamaha, Fabio Quartararo. Pol Espargaro ishte deri vonë në garë në pozitën e dytë, por në fund lëshoi gjithçka nga duart. Në këtë garë në xhiron e dytë u aksidentua ikona Valentino Rossi.

Rikthimi i Joan Mir ishte spektakolar për pozitën e dytë, pasi vinte nga pozita e 11-të. Ai tashmë është vetëm katër pikë larg kreut të tabelës kampionale.